Skip to Content

Rreth nesh

Legal-Tech është një kompani konsulence ligjore dhe digjitale e specializuar në prokurimet publike, e krijuar për të ndihmuar bizneset dhe institucionet të menaxhojnë me siguri dhe efikasitet çdo procedurë prokurimi.

Ne kombinojmë ekspertizën juridike, përvojën shumëvjeçare në administratën publike dhe sektorin privat, si dhe zgjidhjet moderne teknologjike për të ofruar shërbime të personalizuara dhe të orientuara drejt rezultateve. Qasja jonë bazohet në profesionalizëm, integritet, transparencë dhe partneritet afatgjatë me klientët tanë.

Shërbimet tona përfshijnë analizën e dokumentacionit të tenderëve, përgatitjen dhe kontrollin e ofertave, mbështetjen në procedurat e ankimit, si dhe organizimin dhe digjitalizimin e proceseve të brendshme të dokumentacionit.

Besojmë se suksesi në prokurimet publike kërkon jo vetëm njohuri ligjore, por edhe kuptim praktik të proceseve, menaxhim të riskut dhe përdorim inteligjent të teknologjisë. Për këtë arsye, synojmë të jemi më shumë se një konsulent — një partner strategjik që krijon vlerë reale për klientët e tij.

Profesionalizëm në shërbimet juridike

Njihuni me ekipin tonë juridik

Profesionistë të përkushtuar që udhëheqin suksesin tonë

J. A

Eksperte juridike

 Kam mbi 12 vite përvojë në fushën e prokurimeve publike dhe konsulencës juridike. Gjatë karrierës sime kam ofruar këshillim ligjor, kam analizuar procedura komplekse prokurimi dhe kam mbështetur institucione e biznese në zgjidhjen e çështjeve juridike me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet.

A. B

IT

E apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit, me eksperiencë në zhvillimin e sistemeve IT dhe implementimin e zgjidhjeve digjitale.